Telenews

Liderët evropianë pozojnë për foton zyrtare në Samitin e Tiranës, Osmani në rreshtin e dytë

Liderët pjesëmarrës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet sot në Tiranë, kanë realizuar foton zyrtare të përbashkët – një moment simbolik që shënon bashkimin e mbi 50 liderëve evropianë në kryeqytetin shqiptar.

 

Në rreshtin e parë të fotos u pozicionuan figurat kryesore të politikës evropiane dhe ndërkombëtare, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kryeministrin britanik Sir Keir Starmer, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, kryeministrin hungarez Viktor Orban, kryeministren italiane Giorgia Meloni, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministren daneze Mette Frederiksen.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte e pranishme në rreshtin e dytë të fotos zyrtare.

Të ngajshme

Qeveria në detyrë miraton raportin e buxhetit dhe ndan 10 mijë euro për promovimin e vendit në një konferencë

Valjeta Turkaj

Grabitje e armatosur në autostradën “Ibrahim Rugova”

Valjeta Turkaj

Trump: Do t’i vrasim njerëzit që sjellin drogë në vendin tonë

Valjeta Turkaj