Telenews

Zyrtare: Huijsen i bashkohet Real Madridit

Real Madridi ka zyrtarizuar sot transferimin e mbrojtësit të ri premtues, Dean Huijsen, duke e bërë atë përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Klubi spanjoll konfirmoi se lojtari ka nënshkruar kontratë afatgjatë deri në qershor 2030, siç ishte raportuar më herët.

Huijsen, i cili vjen me reputacionin e një talenti të madh në mbrojtje, shihet si një investim strategjik për të ardhmen e klubit. Ai pritet të jetë pjesë e projektit të ri të Real Madridit nën drejtimin e Xabi Alonsos, i cili pritet të marrë drejtimin e ekipit në ditët në vijim.

Ky transferim konfirmon synimin e klubit madrilen për të forcuar skuadrën me lojtarë të rinj e të talentuar, duke ndërtuar një bazë të fortë për dominimin në vitet që vijnë.

Huijsen do të bashkohet me ekipin në kohë për përgatitjet e Kupës së Botës për Klube këtë verë, ku pritet të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në skenën ndërkombëtare.

Ky është vetëm hapi i parë në një verë që pritet të jetë shumë aktive për Real Madridin në merkato.

Të ngajshme

“Jo 171, por as numër dyshifror nuk po arrijnë të dëshmojnë”, Zemaj për shifrat e Qeverisë për mjekët e kthyer nga jashtë

Rrezarta Ramaj

Pasuri prej 8 miliardë eurosh në mbetjet e Trepçës

Rrezarta Ramaj

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Rrezarta Ramaj