Telenews

Raportohet se një 14-vjeçare u rrëmbye nga katër persona në Fushë Kosovë, detaje

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të 21 majit, në Fushë Kosovë, ku një vajzë rreth 14-vjeçare (emër i njohur për redaksinë), dyshohet se është rrëmbyer nga katër persona të panjohur.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 00:30 është pranuar informacioni për një rast të dyshuar rrëmbimi. Në vendin e ngjarjes, në rrugën “Dardania”, Policia ka kontaktuar me nënën e viktimës, e cila deklaroi se e kishte parë vajzën e saj brenda një veture të dyshimtë.

Kur ajo ishte afruar, vetura kishte lëvizur me shpejtësi, duke e goditur ankuesen, e cila më pas është dërguar për trajtim në QKUK.

Pasi ka kaluar mbi një orë, vajza e mitur është paraqitur në Emergjencën e Prishtinës, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është intervistuar nga Policia.

Ajo deklaroi se ishte marrë me forcë nga katër persona në rrugën “Pajazit Islami” rreth orës 00:10 dhe gjatë rrëmbimit ishte prekur në pjesën e qafës dhe duarve, përpara se të lirohej rreth një orë më vonë. Sipas raportit mjekësor, ajo nuk ka pësuar lëndime fizike.

Hetuesit kanë identifikuar veturën e dyshuar, ndërsa Prokurorja kujdestare për të mitur, ka autorizuar që rasti të procedohet si vepër penale “Rrëmbimi”. Hetimet janë në vazhdim.

 

 

Të ngajshme

Parashikimi i motit

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës 22 Maj

Erzana Fazliu

Osmani në Zvicër: Mërgata jonë, nuk është thjesht pjesë e shoqërisë zvicerane, por motor i zhvillimit të saj

KushtrimGuraj