Telenews

Ngjarjet e ditës 22 Maj

Mbahet Forumi Susainble Investment. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Aivo Orav. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora nëntë e tridhjetë)

Organizata për dëme te luftës “Ngritja e Zërit” do të dorëzojë për të trembëdhjetën herë dosjet- lëndët e radhës në Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimit te Supremes, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të shkaktuara gjatë luftës në Kosovë. (Ora dhjetë)

Homazhe në Burgun e Dubravës në nderim të njëqind e tetëmbëdhjetë të burgosurve të vrarëve, mbi treqind tjerë të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës njëzetegjashtë më parë. (Hyrja në hapësirën e Burgut të Dubravës do të fillojë nga ora dhjetë e tridhjetë, homazhet nga ora njëmbëdhjetë).

Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të mbajë konferencë për media. (Shtëpia e Evropës përballë Zyrës së BE-së në Kosovë, Prishtinë, ora pesëmbëdhjetë e dyzet e pesë)

Të ngajshme

Shtyhet gjykimi në mungesë ndaj Adnon Jasharit, avokati kërkon qasje në shkresat e lëndës

Rrezarta Ramaj

E bëri për spital të dashurën, arrestohet prishtinasi

Rrezarta Ramaj

Eksperti i ekonomisë: Shporta familjare në Kosovë u shtrenjtua për 78 euro në muaj

Rrezarta Ramaj