Telenews

E bëri për spital të dashurën, arrestohet prishtinasi

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij pas një mosmarrëveshjeje.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 03:59. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit, me vendim të prokurorit.

Policia rastin e ka përshkruar si në vijim:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”

Të ngajshme

Dalin edhe disa bileta në shitje, tifozët e Kosovës mund të ulen në vendet e rezervuara për izraelitët

Rrezarta Ramaj

Mësohet arsyeja e vendosjes së disa “Ufo”-ve në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Familja e Diana Kastratit kërkon drejtësi pas 15 vjetësh, babai thotë se nuk do të ndalet së kërkuari përgjegjësi

Rrezarta Ramaj