Telenews

Mësohet arsyeja e vendosjes së disa “Ufo”-ve në sheshin e Prishtinës

Disa figura të pazakonta, në formë të jashtëtokësorëve, kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Por, vendosja e tyre nuk është rastësi. Bëhet fjalë për një instalacion artistik multimedial me titull “SYQKYM”, nga artisti Erroll Murati, i kuruar nga Zeni Ballazhi.Sipas posterit të ekspozitës, instalacioni është pjesë e një ekspozite personale dhe do të prezantohet në sheshin “Skënderbeu” nga 10 deri më 20 nëntor 2026.

Përmes figurave të jashtëtokësorëve dhe elementeve vizuale, projekti synon të sjellë një ndërhyrje artistike në hapësirën publike dhe të nxisë kureshtjen e qytetarëve për mesazhin që përcjell vepra.

Kështu, “UFO-t” që kanë rënë në sy në qendër të Prishtinës janë pjesë e një projekti artistik, e jo ndonjë ngjarje e pazakontë.

Të ngajshme

Publikohet raporti i Avokatit të Popullit lidhur me cilësinë e ajrit në Kosovë, situatë alarmante!

Rrezarta Ramaj

Kosova zhvillon stërvitjen e dytë para ndeshjeve të nëntorit, ekipit i bashkohet edhe Betim Fazliji

Rrezarta Ramaj

Nga Parisi, kujtohet ish-i, e bën Diona Fona

Rrezarta Ramaj