Telenews

Diplomimi i Gjeneratës 2025 – një ditë emocionesh dhe krenarie në shkollat ndërkombëtare Maarif të Kosovës

Në një atmosferë të mbushur me emocion edhe  krenari, Shkolla Maarif, Dega në Prishtinë dhe Prizren të cilat veprojnë në kuadër të Foundacionit Turk Maarif (TMV) organizuan ceremonitë e diplomimit për maturantët e vitit akademik 2024-2025.
Ceremonia u zhvillua me pjesëmarrjen e prindërve, mësimdhënësve, përfaqësuesve të institucionit dhe mysafirëve të nderuar, të cilët përshëndetën arritjet e nxënësve dhe ndanë momente të veçanta gjatë kësaj dite të paharrueshme.
Momentet më prekëse të mbrëmjes ishin fjalimet e nxënësve dhe mësimdhënësve, ku u kujtuan vitet e kaluara në shkollë, sfidat e kapërcyera së bashku dhe ëndrrat për të ardhmen. Atmosfera u zbukurua nga përformancat artistike, shpërndarja e diplomave dhe përgëzimet e sinqerta për çdo të diplomuar.
Këto gjeneratë kanë dëshmuar përkushtim të lartë, suksese të shumta në fushën akademike, sociale dhe ndërkombëtare, duke përfaqësuar denjësisht vlerat e Maarifit në çdo hap të rrugëtimit të tyre shkollor.
Të diplomuarit e këtij viti nisin një kapitull të ri në jetën e tyre  rrugëtimin drejt universiteteve dhe karrierave që ëndërrojnë. Ne jemi krenarë për secilin prej tyre dhe të bindur se do të jenë ambasadorë të shkëlqyer të dijes dhe të vlerave humane.

Të ngajshme

PDK thërret konferencë për nesër, s’dihen arsyet

KushtrimGuraj

Oferta pune ende pa e marrë diplomën: Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë

KushtrimGuraj

Parashikimi i motit

Erzana Fazliu