Telenews

Sokol Bashota vendos bustin e Azem Bejtës në Grabanicë – një kthim dinjitoz i emrit dhe figurës kombëtare

Grabanicë, 23 maj 2025 – Në një ngjarje të veçantë në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës, është vendosur busti i patriotit Azem Bejta në oborrin e shkollës fillore që me krenari mban emrin e tij. Në këtë ceremoni morën pjesë bashkëluftëtarë të UÇK-së, përfaqësues të komunitetit, skulptori dhe bashkëluftëtari Ylber Krasniqi, kryetari i fshatit si dhe veprimtari Sejdi Baleci.

Ky veprim përfaqëson një kthim simbolik dhe dinjitoz të figurës së Azem Bejtës në një vend ku dikur, në vitet e ’90-ta, zyrtarë të regjimit komunist, të shoqëruar nga milicë serbë, kishin hequr emrin e tij nga shkolla, për ta zëvendësuar me një emër serb – një akt që ishte kundërshtuar nga mësimdhënësit dhe banorët e fshatit.

Sot, me vendosjen e këtij busti mbi bazament graniti, figura e tij rikthehet si simbol krenarie dhe qëndrese, për të frymëzuar brezat e rinj.

Teksti i mësipërm është marrë nga një postim në Facebook, i cili shpreh emocionin dhe rëndësinë e këtij veprimi simbolik:

“Nesër, qindra nxënës, mësimdhënës dhe qytetarë do ta zbulojnë me krenari këtë bust, dhe në mesin e pjesëmarrësve mund të ketë edhe pinjollë të atyre që e hoqën dikur. (Athua do të ndihen të turpëruar për veprën e baballarëve të tyre?!) Por kjo nuk e zbeh madhështinë e kësaj vepre të çmuar.”

Urime nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve të Grabanicës e të Klinës – e gëzofshi për shumë mote!

 

Të ngajshme

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani

Moti për sot

Donat Hashani

BE rikapitulon vizitën e Kallas, përcjellë mesazhin e saj: Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi

KushtrimGuraj