Telenews

Shpërthen një bombë në Zagreb, dëmtohen dy kafiteri

Mbrëmë rreth orës 2:50 të mëngjesit, një shpërthim ka ndodhur në rrugën Slavenskog në Zagreb të Kroacisë, duke dëmtuar dy lokale hoteliere, njoftoi policia e Zagrebit.

Sipas informacioneve fillestare, një person i panjohur ka hedhur një mjet shpërthyes që ka thyer xhamat dhe ka dëmtuar inventarin e të dy bareve.

Në momentin e shpërthimit nuk kishte njerëz në ndërtesa dhe askush nuk u lëndua. Këto janë kafenetë Bodega dhe After Eight.

Forca të shumta policie dhe ekspertë mjeko-ligjorë ndodhen në vendngjarje. Rruga është e mbyllur për qarkullim të automjeteve.

Akoma nuk dihen motivet e kësaj vepre apo identitet i autorit të hedhjes së bombës në Zagreb.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj