Telenews

Basketboll / Kosova 3×3 te meshkujt dhe femrat sone zhvillon gjysmëfinalet e FIBA 3×3 ECQ Prishtina 2025

Sot në Prishtinë zhvillohet dita vendimtare e turneut ndërkombëtar FIBA 3×3 ECQ Prishtina 2025, ku ekipet kombëtare të Kosovës, si në kategorinë e femrave ashtu edhe në atë të meshkujve, do të luajnë ndeshjet gjysmëfinale dhe finale.

Tifozët dhe qytetarët janë ftuar të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” për të përkrahur basketbollistet dhe basketbollistët tanë në përballjet kyçe për kualifikim. Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë dhe mbështetja e publikut do të jetë vendimtare për suksesin e ekipeve tona.

Orari i ndeshjeve:

  • Femrat: Qipro vs Kosova, ora 18:15
  • Meshkujt: Kosova vs Irlanda, ora 19:40

Të gjithë në shesh për ta përkrahur Kosovën në këtë ngjarje madhore sportive. Le ta tregojmë edhe një herë fuqinë e sportit dhe unitetit tonë!

Të ngajshme

Ronaldo shënon, Portugalia barazon me Spanjën

KushtrimGuraj

Fillon ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë

KushtrimGuraj

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri 0-0 Serbi: Rey Manaj humb penalltinë në minutën e fundit

KushtrimGuraj