Telenews

Familjarët e Brikenës pak orë para “Prime”, kanë një kërkesë (Foto)

Njëra nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, Brikena Selmani, ndodhet sonte përballë një televotimi të rëndësishëm.

Ajo është në garë të drejtpërdrejtë me banorët Mateo, Selin dhe Gimbo, në një televotim që pritet të vendosë fatin e njërit prej tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndërkohë, përmes rrjeteve sociale është bërë një thirrje nga familjarët e Brikenës, të cilët u kanë kërkuar ndjekësve dhe mbështetësve të saj që ta votojnë për ta ndihmuar të vazhdojë rrugëtimin në këtë format.

Në postimin e publikuar, kërkohet mbështetja e publikut përmes votës, në mënyrë që ajo të qëndrojë edhe më gjatë në garën e BBVA.

Të ngajshme

Tre banorët e parë hyjnë para kohe në Big Brother VIP Kosova 5, nesër zbulohen emrat e tjerë –

KushtrimGuraj

Resul Sinani, opinionist në Big Brother VIP Kosova 5

Rrezarta Ramaj

Tifozi bëhet viral: Bëri foto me Dua Lipën pa e ditur se kush ishte ajo!

Rrezarta Ramaj