Telenews

Egli Tako paralajmëron këngën e re, duket provokuese në një nga pjesët e klipit

egli-tako-paralajmeron-kengen-e-re,-duket-provokuese-ne-nje-nga-pjeset-e-klipit

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, duket se ka gati një nga projektet e reja muzikore.

Kështu ka konfirmuar me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram, aty ku numëron mbi 360 mijë njerëz.

Ajo ka ndarë një nga paraqitjet e videoklipit, ku siç shihet shfaqet tejet sensuale në një kostum transparent.

“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë videos.

E njëjta vlen të ceket se videon po e realizon në Kosovë, ku edhe ka bashkëpunëtorë këtu.

Të shumta qenë reagimet fansat e të cilës mezi po presin për këngën e re të artistes shqiptare.

Egli ka pak javë që ka përfunduar aventurën në Big Brother, nga formati që u komentua në masë të madhe./Telegrafi

Të ngajshme

Kevini dhe Ana drejt fejesës?

Valjeta Turkaj

Diçka e re po vjen nga Kida

Valjeta Turkaj

Yll Limani dhe Tayna paralajmërojnë një hit të ri – “Kitara” vjen së shpejti

KushtrimGuraj