Telenews

Kajsitë, fruti i verës që pastron gjakun dhe mëlçinë

kajsite,-fruti-i-veres-qe-pastron-gjakun-dhe-melcine

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, kajsia renditet edhe si një pemë kuruese. Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu.

Fruti e freskët ka vlerë të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind. Thelpinjtë janë të pasur me albumina deri 28 për qind dhe me vajra deri 55 për qind.

Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit. Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato pi-qen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

The post Kajsitë, fruti i verës që pastron gjakun dhe mëlçinë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Njerëzit me këtë problem shëndetësor nuk duhet të konsumojnë shalqi

KushtrimGuraj

Dietat përkeqësojnë depresionin

KushtrimGuraj

Si t’i përballoni temperaturat e larta?

Valjeta Turkaj