Telenews

Mali i Zi refuzon presionet e Beogradit, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës

Ministria e Jashtme e Malit të Zi hodhi poshtë si “të pabazuara dhe të paargumentuara” pretendimet e Serbisë, të cilat u bënë pas deklaratës së Podgoricës për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në një deklaratë zyrtare, ministria malazeze theksoi se përpjekjet për të paraqitur qëndrimet e saj si kërcënim ndaj interesave të Serbisë janë plotësisht të pabazuara dhe e konsideroi shqetësuese paraqitjen e mbështetjes për Kosovën si “veprim antiserb”, duke theksuar se mesazhe të ngjashme vijnë edhe nga shtete të tjera.

Pak më parë, ministri i Jashtëm malazez, Ervin Ibrahimoviç, kishte deklaruar se Mali i Zi do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, duke theksuar se kjo nuk do të rrezikojë koalicionin qeverisës, edhe pse disa parti brenda tij nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Të ngajshme

“E kemi paguar një çmim”: Konjufca thotë se gjuha e Kurtit pati pasoja për VV-në

Erzana Fazliu

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Erzana Fazliu

WSJ: Ushtria amerikane ndihmoi Izraelin nga ajri, toka dhe deti

Erzana Fazliu