Telenews

Kompania “Bazan” në Izrael mbyll të gjitha rafineritë pas sulmit nga Irani

Kompania izraelite me bazë në Haifa, “Bazan Group”, tha se të gjitha rafineritë e saj janë mbyllur.

Vendimi u mor pasi një stacion energjetik që përdorej për të prodhuar avull dhe energji u dëmtua në masë domethënëse nga një sulm i Iranit, sipas një dokumenti të rregullatorit të hënën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Bazan Group” tha se sulmi iranian ka rezultuar në vdekjen e tre punonjësve të kompanisë.

Pas fillimit të sulmeve të befasishme izraelite kundër Iranit të premten, çmimet e naftës së papërpunuar në bursat ndërkombëtare kanë shënuar rritje të ndjeshme.

Çmimet patën lëvizjen më të madhe brenda një dite që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës më 2022.

Të ngajshme

Nxënësit protestojnë nesër në Skenderaj: “Kosova ju pret – Liri për Çlirimtarët” –

KushtrimGuraj

Haradinaj në majën e Rupës me të rinj, valojnë flamujt e UÇK-së dhe “Liria ka emër” –

KushtrimGuraj

“Të jemi shumë, të jemi bashkë”, LKE thërret qytetarët në protestën e sontme –

KushtrimGuraj