Njësiti i Antidrogës ë Prishtinë ka ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën ndodhej një person i dyshuar për shitblerje të substancave narkotike.
Gjatë kontrollit, te i dyshuari (mashkull kosovar) janë gjetur 0.4 gram kokainë, 380 euro para të gatshme dhe një telefon. Pas arrestimit të tij, me urdhër të prokurorit është realizuar edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar:
45.6 gram kokainë,
një armë me dy karikatorë,
9 fishekë të kalibrit 9 mm,
8 fishekë të kal. 7.65 mm,
një peshore digjitale,
një DVR i kamerave të sigurisë dhe
një telefon shtesë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet në koordinim me organet e drejtësisë.