Telenews

Barcelona zyrtarizon portierin Garcia

Barcelona e ka zyrtarizuar të mërkurën transferimin e portierit Joan Garcia nga Espanyoli, pasi e ka paguar 25 milionë euro klauzolën e lirimit të tij.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me kampionen e Spanjës, ndërsa do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit të premten.

Arsenali dhe Manchester Unitedi ishin interesuar për shërbimet e Garcias, por ai ka vendosur të qëndrojë në Spanjë.

Qëkur debutoi për Espanyolin në vitin 2021, Garcia ka luajtur në 67 ndeshje.

Garcia e ndihmoi Espanyolin të promovohet në La Liga në edicionin 2023-24, ndërsa ka luajtur rol vendimtar kur skuadra e siguroi mbijetesën në sezonin që përfundoi.

Ai bëri 146 pritje në elitën e futbollit spanjoll, më shumë se çdo portier tjetër.

Garcia ende nuk ka debutuar me Spanjën, por ka luajtur për grupmoshat.

E fitoi medaljen e artë Olimpike me Spanjën në Paris në verën e kaluar.

Të ngajshme

Ylli i PSG-së mund të nënshkruajë me Atletico Madridin

Valjeta Turkaj

Barcelona refuzon një ofertë prej 30 milionë euro për Marc Casadon

Valjeta Turkaj

Muriqi flet për shanset e kualifikimit të Kosovës në Botëror, i zbulon ofertat e majme që refuzoi nga Turqia, Arabia Saudite e Katari

KushtrimGuraj