Telenews

Fabrizio Romano zbardh detaje: Zhegrova dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij te Juventusi

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet e paqartë, teksa interesimi i Beşiktaşit për anësorin kosovar vazhdon të përmendet në mediat sportive.

Në Itali, situata e tij po ndiqet me vëmendje, pasi minutat e pakta këtë sezon kanë shtyrë klubin ta rishqyrtojë rolin dhe të ardhmen e lojtarit.

Reprezentuesi i Kosovës u transferua nga Lille në një marrëveshje që besohet të arrijë deri në 18.5 milionë euro në total (14.3 milionë euro tarifë bazë, 1.2 milionë euro kosto shtesë dhe 3 milionë euro bonuse).

Shifrat e sezonit të tij të parë te Juventusi janë të dobëta: zero gola, zero asistime dhe vetëm 447 minuta të luajtura në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Lëndimet kanë ndikuar në ecurinë e tij, por edhe fakti se nuk ka arritur ta bindë trajnerin Luciano Spalletti. Tekniku italian i ka dhënë Zhegrovës vetëm tri paraqitje në 11 ndeshjet e fundit, me gjithsej 65 minuta në fushë.

Megjithatë, Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim për të ardhmen e tij, duke theksuar se lojtari dëshiron të vazhdojë në Torino.

“Pavarësisht thashethemeve që e lidhin Edon Zhegrovën me Beşiktaşin, lojtari dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij te Juventusi në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i krahut u ka kërkuar shprehimisht agjentëve të tij të presin, pasi prioriteti i tij është të jetë pjesë e së ardhmes së Bianconerëve. Por, në fund vendos klubi dhe nuk përjashtohet mundësia që Zhegrova të largohet nga Juventusi në verë”, ka deklaruar Romano.

Zhegrova ka kontratë me “Bianconerët” deri në qershor të vitit 2030.

Të ngajshme

Ish-trajneri gjerman që ishte afër ta merrte drejtimin e Kosovës: Jurgen Klopp është i duhuri për Real Madridin

Valjeta Turkaj

Barcelona akuzon UEFA-n për “dëme serioze” pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

KushtrimGuraj

Nesër finalja e madhe në Kupën e Mbretit në Spanjë

KushtrimGuraj