Telenews

Konjufca:Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabilitetin demokratik

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë konferencës “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit: Perspektiva nordike mbi luftimin e dezinformimit dhe forcimin e qëndrueshmërisë shoqërore”, tha se bota po jeton në një epokë ku mjedisi informativ po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për stabilitetin demokratik.

Ai theksoi se dezinformimi dhe ndikimi në informacion nuk janë më sfida margjinale, por përpjekje të qëllimshme, shpesh të organizuara dhe të mbështetura, që synojnë dobësimin e besimit në institucione, çorientimin e debatit publik dhe krijimin e pasigurisë te qytetarët.

Sipas tij, Kosova vazhdon të përballet me fushata dezinformimi që vijnë kryesisht nga Rusia dhe Serbia, të cilat përpiqen të cenojnë shtetësinë, të keqinterpretojnë realitetin dhe të ndikojnë në perceptimin vendor dhe ndërkombëtar.

Konjufca shtoi se këto sfida janë pjesë e një vazhdimësie më të gjerë që prek reziliencën e demokracive në gjithë rajonin, duke nënvizuar se ndërtimi i qëndrueshmërisë kërkon një përpjekje gjithëpërfshirëse që bashkon institucionet publike, mediat e pavarura, shoqërinë civile dhe vetë qytetarët.

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj