Telenews

Barcelona zyrtarizon portierin Garcia

Barcelona e ka zyrtarizuar të mërkurën transferimin e portierit Joan Garcia nga Espanyoli, pasi e ka paguar 25 milionë euro klauzolën e lirimit të tij.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me kampionen e Spanjës, ndërsa do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit të premten.

Arsenali dhe Manchester Unitedi ishin interesuar për shërbimet e Garcias, por ai ka vendosur të qëndrojë në Spanjë.

Qëkur debutoi për Espanyolin në vitin 2021, Garcia ka luajtur në 67 ndeshje.

Garcia e ndihmoi Espanyolin të promovohet në La Liga në edicionin 2023-24, ndërsa ka luajtur rol vendimtar kur skuadra e siguroi mbijetesën në sezonin që përfundoi.

Ai bëri 146 pritje në elitën e futbollit spanjoll, më shumë se çdo portier tjetër.

Garcia ende nuk ka debutuar me Spanjën, por ka luajtur për grupmoshat.

E fitoi medaljen e artë Olimpike me Spanjën në Paris në verën e kaluar.

Të ngajshme

Xhaka ndihet krenar dhe i emocionuar me kalimin te Sunderland

Valjeta Turkaj

Chelsea duhet të shesë dy yje për të transferuar Garnachon

Valjeta Turkaj

Drita eliminohet nga faza kualifikuese për në Ligën e Kampionëve, vazhdon rrugëtimin në atë të Evropës

KushtrimGuraj