Telenews

Unioni Evropian i Xhudos shkruan për suksesin e Distrisë: Krasniqi mbetet në krye

Unioni Evropian i Xhudos (EJU) ka shkruar për suksesin e arritur të Distria Krasniqit të enjten.

Xhudistja pejane fitoi të artën në Evropianin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

“Distria Krasniqi mbetet në krye”, është titulli i shkrimit të EJU-së, ku vlerësohet lart dueli final i Distria Krasniqit me francezen Amandine Buchard. Në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë, triumfuese doli Distria. EJU ka shkruar edhe për përballjet tjera të kësaj kategorie.

“Në ditën e parë të Evropianit 2026, kishte shumë emra të mëdhenj për t’u përcjellë, por në finale të kategorisë deri 52 kilogramë, ishin rivalet e vjetra Krasniqi dhe Buchard, të cilat dhuruan spektakël elitar, shfaqje të nivelit më të lartë të xhudos”, shkruan EJU.

Të ngajshme

Messi blen zyrtarisht klubin e futbollit katalanas

KushtrimGuraj

Zyrtare: Lionel Messi bëhet pronar i klubit të famshëm

Blearta

Revolucion te Juventusi, ‘Zonja e Vjetër’ synon dy transferime të mëdha nga Liga Premier

Valjeta Turkaj