Telenews

Ekstradohen nga Dubai tre shqiptarët e përfshirë në grupe kriminale dhe vrasje

Tre persona të akuzuar si pjesëtarë të një organizate kriminale pritet të ekstradohen sot, më 19 qershor, nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të një operacioni të Policisë së Shtetit.

Sipas autoriteteve shqiptare, njëri nga të ekstraduarit, A. Xh., dyshohet se ka ndihmuar një shtetas të shumëkërkuar, duke vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, i dyshuari tjetër, E. D., akuzohet për përkrahje të një personi të shpallur në kërkim dhe për përfshirje në planifikim vrasjesh si pjesë e organizatës kriminale.

Personi i tretë, M. K., sipas Policisë së Shtetit, dyshohet për përfshirje në vrasje, sigurim të mjeteve për kryerjen e tyre dhe për përkrahje të një tjetër shtetasi të shumëkërkuar.

Të ngajshme

Kurti takon ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, e falënderon për mbështetjen në rrugëtimin euro-atlantik

KushtrimGuraj

​Keqtrajtimi ish-krerëve të UÇK-së, vjen reagimi i shoqatave të dala nga lufta: Skandal i pashembullt në drejtësi

KushtrimGuraj

Krasniqi: Nëse qytetarët nuk e kuptojnë sot rrezikun nga VV, do ta kuptojnë nesër

KushtrimGuraj