Telenews

Rënia e madhe e VV-së në sondazh, Ymeri: Qytetarët po e fajësojnë për bllokadën

renia-e-madhe-e-vv-se-ne-sondazh,-ymeri:-qytetaret-po-e-fajesojne-per-bllokaden

Politologu Visar Ymeri ka komentuar rezultatet e fundit të sondazhit të UBO Consulting, të publikuara të enjten në emisionin “Debat Plus”, ky e nxorrën Vetëvendosjen në 37 për qind në qershor, prej 40 për qind sa ishte në mars.

Sipas Ymerit, trendi që po përshfaqet është i qartë: Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rënie të konsiderueshme në mbështetjen qytetare.

“Është interesante me këqyrë trendin. Rezultatet që jane publikuar të enjten në “Debat Plus” tregojnë edhe trendin nga marsi. Rënien më të madhe nga marsi e ka Lëvizja Vetëvendosje. Prej rezultatit të zgjedhjeve i ka diku 5 pikë të përqindjes më pak.” – deklaroi Ymeri në “VV Show”

Sipas Ymerit, rënia lidhet drejtpërdrejt me perceptimin publik se VV po mban përgjegjësi për bllokadën institucionale.

“Prej marsit i ka rreth 3.5 më pak. Me i humb ti 3.5 pikë të përqindjes për tre muaj, kjo është humbje e madhe. Arsyeja lidhet edhe me kë e fajësojnë më së shumti qytetarët për bllokadën. Kjo ështa jo që ne e kemi thënë vazhdimisht që Lëvizja Vetëvendosje po bllokon edhe qytetarët këtë po e shohin edhe nuk po e pëlqejnë.” – shtoi Ymeri.

Të ngajshme

Irani ekzekuton një person për bashkëpunim me agjencinë e inteligjencës izraelite

Valjeta Turkaj

Trump nxit debat për “ndryshim regjimi” në Iran, SHBA në gatishmëri të lartë pas sulmeve

Valjeta Turkaj

BE mbledh Ministrat e Jashtëm sot në Bruksel

Valjeta Turkaj