Telenews

Milani e do me çdo kusht Xhakën, përgatitin ofertën e dytë në drejtim të Leverkusenit

Sulmi i shpejtë i Igli Tares në Dusseldorf, i zhvilluar saktësisht një javë më parë, shërbeu për të siguruar marrëveshjen me Granit Xhakën. Ditët e fundit janë përcaktuar edhe detajet e fundit të kontratës.

Milani mori miratimin e kapitenit të Zvicrës për një kontratë trevjeçare, me një pagë rreth 4 milionë euro në sezon. Një hap i parë i rëndësishëm përpara sfidës më të madhe: bindja e Bayer Leverkusenit.

Klubi gjerman nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Megjithatë, bisedimet mes palëve janë duke vazhduar.

Milani ka qenë në kontakt me Bayer Leverkusen prej disa ditësh për të provuar të marrë dritën jeshile për shitjen e Xhakës. Edhe Massimiliano Allegri e sheh atë si lojtar ideal për projektin e tij.

Oferta e parë verbale e Milanit u prezantua të premten: 10 milionë euro pa bonuse. Për Bayerin, kjo shifër është e pamjaftueshme për një lojtar të kalibrit të Xhakës.

Leverkuseni e sheh Xhakën si një lojtar kyç, por nuk e konsideron të pashitshëm. Ndjesia është se një ofertë prej 15-16 milionë eurosh mund të mbyllë marrëveshjen.

Tare shpreson që vetë lojtari të ndihmojë për arritjen e marrëveshjes. Graniti e dëshiron kalimin te Milani dhe në Serie A. Klubi pritet të paraqesë ofertën e dytë mes të martës dhe të mërkurës.

Të ngajshme

Jo veç në kategorinë e saj, Distria e para në botë

KushtrimGuraj

FIFA heton fyerjen e dyshuar raciste në ndeshjen Rudiger-Cabral gjatë ndeshjes Real Madrid – Pachuca

Valjeta Turkaj

Me një lojtarë më pak afro gjithë ndeshjes, Reali merr fitoren e parë në Botërorin e klubeve

KushtrimGuraj