Telenews

Jo veç në kategorinë e saj, Distria e para në botë

jo-vec-ne-kategorine-e-saj,-distria-e-para-ne-bote

Distria Krasniqi, e ka rrëmbyer vendin e parë në ranglistën botërore të xhudos në kategorinë e femrave.

Kjo pas suksesit të arritur në Kampionatin Botëror, që së fundmi u zhvillua në Budapest, ku ajo e mori medaljen e argjendtë, transmeton Klankosova.tv.

Medalistja e artë e Lojërave Olimpike, tashmë mban totalin më të lartë të pikëve mes të gjitha xhudisteve dhe xhudistëve në glob, transmeton Klankosova.tv.

Publikimi i renditjes u bë sot, dhe për shkak të rezultateve të kampionatit, renditjet kanë pësuar lëvizje të mëdha.

Në renditjen e kaluar, xhudistja kosovare renditej e dyta në peshën –52 kg me 5 mijë e 655 pikë, pas francezes Amandine Buchard, që kishte 5 mijë e 700.

Shtesa prej 1 400 pikësh nga medalja e fundit e ka çuar Krasniqin në kuotën 7 mijë e 55, duke lënë Buchard në vendin e dytë.

Kampionia e re botërore, japonezja Uta Abe, ka kërcyer gjashtë pozicione dhe ndodhet e pesta me 4 mijë e 352 pikë, pasi titulli i artë i solli 2 mijë pikë bonus.

Renditja globale bazohet në rezultatet nga Grand Slamet, Grand Prix-të, Masters-et dhe kampionatet kontinentale, duke qenë thelbësore për normat olimpike dhe përcaktimin e bartësve në garat madhore.

Krasniqi nuk prin vetëm në kategorinë e saj: ajo është numri 1 edhe në renditjen e përgjithshme të femrave. Pas saj renditen francezja Romane Dicko (+78 kg) me 6 650 pikë dhe italiania Alice Bellandi (–78 kg) me 6 595. Madje, Distria ka më shumë pikë se çdo xhudist mashkull: rusi Inal Tasoev (7 000) dhe japonezi Sanshiro Murao (6 895) janë më poshtë në tabelë.

Të ngajshme

Tjetër skuadër nga Turqia interesohet për Edon Zhegrovën

Valjeta Turkaj

”Çështje pa rëndësi”, Carreras reagon pasi u raportua se u godit me shuplakë nga Rudiger

Valjeta Turkaj

20 vjet në pritje, Arsenali në finalen që të gjithë e Prisnin!

KushtrimGuraj