Telenews

Osmani për rastin e Arlindës: Shkarkimet nuk mjaftojnë, duhet të ketë përgjegjësi penale

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi për zyrtarët që, sipas saj, nuk e mbrojtën atë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka kritikuar institucionet, duke theksuar se shkarkimet dhe dorëheqjet nuk mjaftojnë për të adresuar dështimin në mbrojtjen e Arlindës.

“SHTETI E LA NË DUART E VDEKJES”, ka shkruar Osmani në reagimin e saj.

Ajo ka kërkuar që përgjegjësia të mos kufizohet vetëm në masa administrative, por të përfshijë edhe përgjegjësi penale për zyrtarët që, sipas saj, kanë refuzuar ta mbrojnë Arlindën.

“Për çdo zyrtar që refuzoi ta mbronte, duhet të ketë edhe përgjegjësi penale”, ka deklaruar Osmani.

Në fund të reagimit të saj, ish-presidentja ka bërë thirrje për drejtësi dhe llogaridhënie, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “DREJTËSI. PËRGJEGJËSI. BURG!”

Të ngajshme

Nga 7 mijë fjalë – Apeli ua lejon Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit për ankesat

Rrezarta Ramaj

Resul Sinani, opinionist në Big Brother VIP Kosova 5

Rrezarta Ramaj

QIKA aksion te Ministria e Punëve të Brendshme

Rrezarta Ramaj