Telenews

Arrestohet një burrë nga Deçani për dhunë psikike ndaj gruas, i gjendet edhe një armë automatike

Një rast i dhunës në familje është regjistruar dje në Deçan. Gruaja ka raportuar burrin në polici për dhunë të vazhdueshme psikike.

“Është raportuar se bashkëshortja, në vazhdimësi ka dhunë psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe ai gjatë intervistimit ka deklaruar se posedon një armë automatike. Njësia policore ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit ku e ka sekuestruar një armë automatike me një karikator të zbrazët”, thuhet në një njoftim të policisë.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

Protestuesit në Pejë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hedhin tym me ngjyrë dhe brohorasin “Marre, marre”!

Rrezarta Ramaj

Raportohet se Përparim Rama do të intervistohet sot nga PSRK për çështjen e “Arkitektit të Qytetit”

Rrezarta Ramaj

Pas dorëheqjes së Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Policisë

Rrezarta Ramaj