Telenews

KEK-u rikthen në funksion njësinë A3 të Termocentralit Kosova A

Njësia A3 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në funksion dhe aktualisht po operon në gjendje stabile, pas përfundimit të ndërhyrjeve teknike.

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik në orët e para të mëngjesit, pas sanimit të problemeve të evidentuara.

Sipas KEK-ut, rikthimi i njësisë në operim është bërë falë angazhimit të ekipeve teknike, të cilat kanë punuar për eliminimin e problemeve dhe normalizimin e funksionimit.

Me këtë rast, KEK-u ka shprehur mirënjohje për stafin rreth angazhimit dhe përkushtimin e treguar gjatë ndërhyrjeve.

Të ngajshme

“Peja nuk hesht” – të premten protestohet për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn

Rrezarta Ramaj

Arrestohet një burrë nga Deçani për dhunë psikike ndaj gruas, i gjendet edhe një armë automatike

Rrezarta Ramaj

Rasti i Liridona Ademajt, Apeli shqyrton sot kërkesën e Naim Murselit për ndryshimin e dënimit

Rrezarta Ramaj