Telenews

Gold AG: Ka shqiptarë akoma që e dëgjojnë Cecën, i kam fshirë nga Facebook

Muzika, si një ndër format më të fuqishme të ndikimit kulturor, shpesh bëhet pikë përplasjeje në shoqëritë me histori të ndërlikuar politike e etnike.

Pikërisht këtë temë e trajtoi së fundmi emisioni “Krejt N’debat”, ku u diskutua “Ndikimi i muzikës sllave tek artistët shqiptarë”.

I ftuar në panel, reperi i njohur shqiptar Gold AG shfaqi hapur qëndrimin e tij kundër atyre që promovojnë muzikë nga artistë serbë.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një nga momentet më të diskutueshme të emisionit, Gold AG u shpreh se është i zhgënjyer nga fakti që shumë shqiptarë dëgjojnë këngëtaren e njohur serbe, Svetlana Raznatovic – e njohur gjerësisht si Ceca, të cilën e lidhi me figura të errëta të historisë, përfshirë bashkëshortin e saj të ndjerë, Arkanin.

“Ka plot që e dëgjojnë edhe atë edhe plot të tjera që janë me të gjitha të këqijat, qoftë nga vetja, qoftë nga burri. Do të thotë, janë racë e ndytë, po sido që të jetë, njerëzit tanë e dëgjojnë. Unë kam plot raste prej Facebookut që i kam fshirë disa miq”, deklaroi reperi.

“Më dulën 30 veta që i kam pasur miq dhe që e kishin pëlqyer faqen e Cecës, i kam hy karate prej të parit deri në fund. Kam fshirë njerëz prej Facebookut që kanë bërë ‘check in’ në Graçanicë”.

Qëndrimi i Gold AG ngjalli reagime të ndryshme në opinionin publik dhe në rrjete sociale. Ndërsa një pjesë e komentuesve e konsideruan qëndrimin e tij si të drejtë dhe të mbështetur në parime kombëtare.

Të ngajshme

Ledri Vula: Më pëlqejnë këngët e Gjestit, por do ta refuzoja Jozin për bashkëpunim

Valjeta Turkaj

“Akoma shtatzënë” – Dafina sqaron gjithçka pas zërave për lindje

Valjeta Turkaj

Olta Gixhari “ndez” rrjetin me fotografi nga deti

KushtrimGuraj