Telenews

Tiranë, në pikë të ditës futet me forcë një person në makinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se e ka arrestuar një 34-vjeçai pasi e kishte futur me forcë në automjetin e tij, një qytetar tjetër.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se me të marrë informacionet zyrtarët policorë dolën për të hetuar rrethanat e rastit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë”.

“Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte”, thuhet në njoftim.

Në fund shtohet se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/watch/?v=1848581829036085

Të ngajshme

KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin

Rrezarta Ramaj

Cilët fruta duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti?

Rrezarta Ramaj

Tre kosovarë arrestohen në Durrës, kapen 80 kilogramë kanabis me vlerë rreth 1 milion euro

Yllka Gashi