Telenews

Irani thotë se qendrat e tij bërthamore “u dëmtuan keqas” nga sulmet izraelite dhe amerikane

Qendrat bërthamore të Iranit “u dëmtuan keqas” pas “sulmeve të përsëritura” nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, tha në një intervistë televizive zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei.

Zyrtarët dhe mediat shtetërore iraniane më parë e kishin minimizuar nivelin e dëmit ndaj programit bërthamor të Iranit, raporton televizioni CNN.

“Instalacionet tona bërthamore janë dëmtuar keqas, kjo është me siguri, sepse kanë qenë nën sulme të përsëritura nga agresorët izraelitë dhe amerikanë” – i tha Baghaei televizionit “Al Jazeera”.

Sipas tij, Organizata e Energjisë Bërthamore e Iranit dhe agjenci të tjera të vendit janë duke punuar në një vlerësim teknik të qendrave bërthamore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, këmbënguli të mërkurën se sulmet e urdhëruara prej tij kundër objekteve bërthamore të Iranit kanë shkaktuar “shkatërrim total”, edhe pse televizioni CNN raportoi se, sipas një vlerësimi fillestar të inteligjencës, sulmet e kanë kthyer prapa për vetëm disa muaj programin bërthamor të Iranit.

Duke i kritikuar raportimet e mediave, presidenti amerikan tha se sulmet e forcave të tij i kanë kthyer me dekada prapa ambiciet bërthamore të Iranit.

Të ngajshme

Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, shkak reshjet e borës

Valjeta Turkaj

Ndalohet një shofer në Pejë, në veturë transportonte katër shtetas të huaj

Valjeta Turkaj

Katër të lënduar në Riad nga copëzat e raketës iraniane

Valjeta Turkaj