Telenews

Pasagjerët “në alarm”, pas shembjes së një pjese të çatisë në Aeroportin e Palma de Mallorca në Spanjë

Një incident ka shkaktuar alarm të madh në Aeroportin e Palma de Mallorca në Spanjë të martën pasdite, kur një pjesë e çatisë në zonën e ardhjeve është shembur.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Autoriteti i aeroporteve AENA njoftoi se ngjarja ndodhi pasi mbeturina ranë mbi çatinë prej xhami, duke thyer pjesë të saj, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë theksohet se copëza xhami dhe materiale të tjera ranë mbi makinat shitëse në zonën e valixheve.

 

Stafi i sigurisë dhe punonjësit e aeroportit ndërhynë menjëherë, duke rrethuar zonën dhe duke drejtuar udhëtarët drejt daljeve alternative.

Siç bëhet e ditur më tej, zhurma e fortë e shembjes shkaktoi shqetësim të madh te pasagjerët e sapoardhur.

 

Ngjarja ndodhi në një periudhë kur janë shprehur ankesa për punimet që po kryhen në aeroport.

Punonjësit kanë denoncuar mungesën e masave të duhura të sigurisë dhe disa incidente të mëparshme, megjithëse pa pasoja për jetën njerëzore.

Të ngajshme

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

KushtrimGuraj

Ngjarjet ditore

Erzana Fazliu

Irani konfirmon se komandanti i tij ushtarak Ali Shadmani u vra në sulmet ajrore izraelite

KushtrimGuraj