Një lojë e lidhur me anijen legjendare Titanic thuhet se do të vijë në PlayStation vitin e ardhshëm.
Gamerofficial aludoi për ekzistencën e një loje Titanic dhe zbuloi se detyra e lojtarëve do të jetë “të shpëtojnë nga anija që po fundoset dhe të mbijetojnë”.
Edhe pse e përshkruar si “e pafundosshme”, anija e famshme RMS Titanic përfundoi në fund të detit në orët e para të 15 prillit 1912, pasi goditi një ajsberg gjatë udhëtimit të saj të parë nga Southampton në New York City.
Është vlerësuar se 1,500 pasagjerë, përfshirë anëtarët e ekuipazhit, vdiqën në këtë aksident, nga një total prej 2,224 personash në bord.
Duke komentuar lojën, të titulluar “Titanic: Honor and Glory”, përdoruesit e rrjeteve sociale ishin plot me ide se si duhet të duket një simulim arratisjeje.
Ndryshe, loja ka qenë në zhvillim nga Vintage Digital Revival që nga viti 2012.