Telenews

U raportua e zhdukur për ditë të tëra – e mitura nga Prishtina gjendet në gjendje të mirë shëndetësore

Një vajzë 15-vjeçare nga Prishtina, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga data 19 qershor, është gjetur e sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ishte paraqitur më 20 qershor nga motra e saj, M.B., rreth 21-vjeçare e cila kishte deklaruar se e mitura E.B., rreth 15-vjeçare kishte dalë nga shtëpia në rrugën “Ismet Krasniqi” dhe nuk ishte kthyer më.

Që atëherë, Policia e Kosovës kishte iniciuar rastin “Person i zhdukur”, nën udhëzimet e Prokurorit të Shtetit.

Pas disa ditësh pa asnjë gjurmë, më 25 qershor rreth orës 18:30, familjarja e saj është paraqitur sërish në stacionin policor, duke njoftuar se vajza ishte kthyer në shtëpi.

Në deklarimin e saj para Qendrës për Punë Sociale dhe hetuesve, e mitura ka treguar se kishte qëndruar për dy ditë në Gjakovë dhe dy ditë në Fushë Kosovë, tek një shoqe e saj, ndërsa ka pranuar se edhe më parë kishte qëndruar për periudha të gjata larg shtëpisë – deri në një apo dy muaj.

Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, rasti është mbyllur me raport të veçantë.

Të ngajshme

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Rrezarta Ramaj

Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, gjobiten deri në 400 euro –

KushtrimGuraj

Vetaksident në magjistralen Besi të Prishtinës, vetura përfundon në kanal –

KushtrimGuraj