Telenews

Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, gjobiten deri në 400 euro –

Katër shoferë janë ndëshkuar nga Policia në Ferizaj, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit të Policisë, rastet kanë ndodhur në rrugët “Brahim Ademi” dhe “Remzi Hoxha”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar katër drejtues automjetesh dhe i kanë testuar me alkooltest.

Rezultatet kanë treguar se njëri nga shoferët kishte 1.73 promilë alkool në gjak, ndërsa tre të tjerët rezultuan me 1.44, 1.19 dhe 0.63 promilë.

Për këto shkelje, shoferët janë dënuar me gjoba nga 200 deri në 400 euro, pikë negative dhe ndalim të drejtimit të automjetit për një periudhë prej tre deri në nëntë muaj.

Më së rëndi është ndëshkuar shoferi 54-vjeçar, me inicialet A.L., i cili kishte 1.73 promilë alkool në gjak. Ai është dënuar me 400 euro gjobë, tri pikë negative dhe nëntë muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel qytetarëve që të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, duke paralajmëruar se veprime të tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Të ngajshme

Vetaksident në magjistralen Besi të Prishtinës, vetura përfundon në kanal –

KushtrimGuraj

Kosova solidarizohet me Poloninë pas sulmit në Krakov –

KushtrimGuraj

Pas marrëveshjes për pagën minimale, punëtorët teknikë pritet t’i japin fund grevës në shkollat e Prishtinës –

KushtrimGuraj