Telenews

Anija me 3 mijë vetura, pas tre javësh flakë fundoset në Oqeanin Paqësor

Një anije mallrash e gjatë 183 metra, e quajtur “Morning Midas” dhe e menaxhuar nga kompania Zodiac Maritime, është mbytur në ujërat ndërkombëtare të Oqeanit Paqësor, pas një zjarri që shpërtheu më 3 qershor dhe zgjati për rreth tre javë.

Anija kishte nisur udhëtimin më 26 maj nga porti i Yantait në Kinë, me destinacion Meksikën, duke transportuar mbi 3.000 automjete, përfshirë rreth 70 makina elektrike dhe 680 hibride, si dhe sasi të mëdha karburanti dhe vaji.

Sipas agjencisë AP, zjarri dyshohet se nisi në një nga kuvertat ku ndodheshin automjetet elektrike, me gjasë për shkak të baterive litium, të cilat mund të jenë përfshirë në flakë. Pamjet e para tregonin tymin që dilte nga pjesa e pasme e anijes.

Përpjekjet për të shuar zjarrin rezultuan të pasuksesshme, duke detyruar evakuimin e 22 anëtarëve të ekuipazhit.

Të ngajshme

Hasani: Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë, konstituimi i Kuvendit bëhet pa votim të fshehtë

KushtrimGuraj

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Krasniqi pas vendimit të Kushtetueses: Mjaft kohë është humbur – tani t’i japim epilog kësaj çështjeje

KushtrimGuraj