Telenews

Dafina Zeqiri gjen mënyra kreative për t’u argëtuar në ditët e fundit të shtatzënisë

Këngëtarja e dashur shqiptare, Dafina Zeqiri, po i kalon ditët e fundit të pritjes së ëmbël me shumë dashuri dhe humor.

Ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, po presin me padurim ardhjen e djalit të tyre, që do t’i bëjë prindër për herë të parë.

Çifti i dashuruar ka ndarë disa momente të bukura dhe të ngrohta gjatë kësaj periudhe, dhe së fundmi ka qenë Kreshniku ai që ka publikuar një video të ëmbël dhe plot humor në InstaStory. Në videon e ndarë, Dafina shfaqet me barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë, i cili është zbukuruar me vizatime argëtuese – një palë sy, një gojë dhe një shall i vogël që mbulon fytyrën, duke krijuar një pamje që kujton pataten e famshme nga filmi “Toy Story”.

“Ka lu”, shkroi ai me humor krahas videos, që u pëlqye menjëherë nga ndjekësit dhe u rishpërnda edhe nga vetë Dafina në profilin e saj.

Të ngajshme

Momenti kur Gimbo kupton se Gjesti është në burg

Valjeta Turkaj

Këta janë 10 VIP-at më të pasur në botë për 2026

Blearta

Pas martesës, Princ Leka bën vizitën e parë zyrtare me bashkëshorte

KushtrimGuraj