Telenews

Lushtaku: Albin “misionari” flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku ka reaguar pas deklarimeve të mbrëmshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me dy ish-kryetarët e PDK’së që po mbahen në Hagë.

Lushtaku me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e quajti “të lig dhe të paftyrë” Kurtin, duke thënë se po e bën maksimumin për t’i dëmtuar Thaçin e Veselin në procesin gjyqësor,.

Një i lig dhe i paftyrë mbrëmë kishte llomotitur në një studio televizive, duke përmendur emrat e heronjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

I frikësuar nga hija e tyre dhe në panik, po bën maksimumin për t’i dëmtuar ata në procesin delikat në të cilin ndodhen.

Albin “misionari” flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal”, thuhet në reagimin e tij.

Të ngajshme

Kuvendi në pushim, pagat në maksimum: 230 mijë euro për më pak se dy orë seancë

KushtrimGuraj

Putin ‘godet’ Trumpin për luftën në Ukrainë

Donat Hashani

Fabrika pa leje ndërtimi në Gjilan: Puna nuk ndalet, banorët ankohen (VIDEO)

Donat Hashani