Telenews

Presidentja Osmani takohet edhe me Fikrim Damkën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka.

Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

Presidentja Osmani ka filluar këtë raund të ri të konsultimeve pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që ka sjellë më shumë qartësi për rrjedhën e procesit të konstituimit. Takimet po mbahen në mënyrë të ndarë me secilin lider politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të dakorduar dhe funksionale.

Në vijim të agjendës së saj, Presidentja sot pritet të takohet edhe me përfaqësues të komuniteteve.

Osmani i priti të mërkurën kreun e LVV-së Albin Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhikun, si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale.

Në takim Osmani u bëri thirrje liderëve që “sa më shpejt”, ose brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrijnë pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit.

Të ngajshme

Kuvendi në pushim, pagat në maksimum: 230 mijë euro për më pak se dy orë seancë

KushtrimGuraj

Putin ‘godet’ Trumpin për luftën në Ukrainë

Donat Hashani

Fabrika pa leje ndërtimi në Gjilan: Puna nuk ndalet, banorët ankohen (VIDEO)

Donat Hashani