Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se Dita Botërore e Diabetit po afrohet.
Përmes, një postimi në faqen zyrtare të Institutit në rrjetin social Facebook, IKSHKP thotë se njohja e faktorëve të rrezikut, diagnostikimi i hershëm dhe kontrolli i rregullt janë hapa kyç në paralandalimin dhe menaxhimin e diabetit.
Postimi i plotë:
Dita Botërore e Diabetit po afrohet!
Njohja e faktorëve të rrezikut, diagnostikimi i hershëm dhe kontrolli i rregullt janë hapa kyç në parandalimin dhe menaxhimin e diabetit
Diagnostikimi i hershëm
Reduktimi i rrezikut për diabetin e tipit 2
Qasja në kujdes të vazhdueshëm dhe cilësor për personat që jetojnë me diabet
Veprimi në kohën e duhur mund të parandalojë komplikimet, të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të kontribuojë për një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë.

