Telenews

Komuna e Vushtrrisë hapet edhe të shtunave për mërgimtarët

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka marrë vendim që Drejtoria për Administratë të Përgjithshme të ofrojë shërbime edhe të shtunave, nga data 5 korrik deri më 31 gusht 2025, prej orës 09:00 deri në 14:00, në kuadër të përkujdesjes ndaj bashkatdhetarëve që po vinë nga perëndimi në Kosovë.

“Të nderuar bashkatdhetarë, mirë se vini në vendlindje! Në kuadër të përkujdesjes ndaj jush dhe për t’ju ofruar shërbime sa më të lehta gjatë qëndrimit në Kosovë, ju njoftojmë se, me vendimin e Kryetarit të Komunës, Ferit Idrizi, Drejtoria për Administratë të Përgjithshme do të ofrojë shërbime edhe të shtunave, nga data 5 korrik deri më 31 gusht 2025, prej orës 09:00 deri në 14:00”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se edhe gjatë ditëve të zakonshme të punës, shërbimet do të jenë në dispozicion edhe gjatë orarit të pauzës, në mënyrë që të mos hasen në pengesa dhe të kryhen punët administrative me lehtësi.

Të ngajshme

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Erzana Fazliu

Era Istrefi i bën vetes dhuratë luksoze për ditëlindje – një BMW X7

Erzana Fazliu