Telenews

Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse

Gazetari Vehbi Kajtazi e ka quajtur inskenim ngjarjen e sotme në Kuvend, ku deputetët u larguan nga ndërtesa për shkak të një alarmi se ka një mjet shpërhtyes.

“Qe pse ky filmi i sotem ne Kuvend eshte inskenim:  E para, nese mesazhi per shperthim bombe do te ishte serioz, atehere perimetri i sigurise do te duhet ta perfshinte edhe objektin e Qeverise dhe ndertesave perreth”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.

“E dyta, kush e vleresoi se çfare bombe mund te jete ajo? Sa do te ishin permasat e nje shperthimi te mundshem?”

“E treta, kush i garantoi deputetet e Vetevendosjes se ne ndertesen e Qeverise jane te sigurt? Kush e vleresoi bomben se nese shperthen, nuk shkakton deme ne ndertesen e Qeverise qe eshte ngjitur me ate te Kuvendit? “, ka shkruar Kajtazi në Facebook.

“Leni keta filma te nderuar!”

Të ngajshme

Numri i telefonit nga i cili erdhi kërcënimi ndaj Kuvendit dyshohet se është nga Serbia

KushtrimGuraj

Tragjedi në Istog: Një vajzë e vogël mbytet në një pishinë familjare

Erzana Fazliu

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu