Telenews

Alarmon SBASHK-u: Mijëra nxënës u larguan nga vendi, këto janë shkollat që u mbyllën në dy vjetët e fundit

Sistemi arsimor në Kosovë po përballet me sfida serioze dhe pakënaqësi në rritje, që po ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e mësimdhënies dhe motivimin e mësimdhënësve.

Pagat e ulëta, kushtet e vështira të punës, mungesa e trajnimeve profesionale dhe moszbatimi i ligjeve të rëndësishme janë vetëm disa nga problemet kryesore që po rëndojnë sektorin e arsimit.

Në këtë kontekst, nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, në një prononcim për Front Online ka deklaruar se situata kërkon vëmendje të menjëhershme dhe veprime konkrete nga institucionet për të siguruar përmirësimin e gjendjes dhe avancimin e arsimit në vend.

SBASHK-u: Largimi i nxënësve nga Kosova po rrezikon të ardhmen e arsimit

Nënkryetarja e Sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala, në një intervistë për “Front Online” ka ngritur alarmin për rritjen e ndjeshme të numrit të nxënësve që po ndërpresin shkollimin për t’u larguar jashtë vendit, së bashku me familjet e tyre.

Ajo tha se ky fenomen është përshpejtuar sidomos pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave.

Shala paralajmëroi se nëse nuk merren masa urgjente, ky zhvillim do të cenojë jo vetëm arsimin, por edhe të ardhmen e shoqërisë kosovare.

Të ngajshme

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Yllka Gashi

Haradinaj për 27-vjetorin e Policisë: Është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit

Yllka Gashi

Rasti ndaj Edit, Prokuroria e Tiranës del me kërkesë për Jozin

Yllka Gashi