Telenews

Dështon përpjekja e 43-të, kryesuesi Dehari ua ndërpret fjalën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së

ikd:-nese-kuvendi-s’konstituohet-as-dy-tre-muajt-e-ardhshem,-pasojat-edhe-me-te-renda-per-kosoven

As në përpjekjen e 43-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga regjia t’ua ndërprejë fjalën tre deputetëve:
Ariana Musliu të PDK-së, Besian Mustafës të LDK-së dhe Time Kadrijajt të AKK-së.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi tha: “Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës dhe në emër të përgjegjësisë ndaj qytetarëve që na kanë votuar, ju ftoj, i nderuar kryesues, që ta ushtroni detyrën tuaj pa anshmëri, me integritet…”.

Fjala iu ndal shpejt.

“Regjia le t’ia ndalë mikrofonin, ju lutem”, porositi Dehari.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, kërkoi kthim në “kornizën kushtetuese”.

Kthehuni në kornizën kushtetuese. Ta tejkalojmë këtë show, këtë cirk politik”.

Edhe atij, Dehari ia ndali fjalën me shpejtësi.

Ndërsa, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ironizoi sërish duke e propozuar Albin Kurtin për anëtar të komisionit për votim të fshehtë.

 

Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 9 korrik.

Edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Të ngajshme

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj

Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta –

KushtrimGuraj