Telenews

Vëllai i 27-vjeçarit: “Dora e shtetit na e ka vra”

Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu – i cili vdiq pas arrestimit në Lipjan, është deklaruar për rastin tragjik të vëllait të tij tashmë të ndjerë.

Ai tha se vëllai i tij kishte shenja dhune në fytyrë e në trup, pasi familja ishte thirrur që ta shihte 27-vjeçarin në emergjencë.

“Lajmin e pranuam pas orës 01, na telefonoi dikush nga stacioni policor tha të vijmë në emergjencë…Kur shkuam aty, pam një çarçaf të bardhë përmbi vëllain dhe ishte pa shenja jete”, tha Zejnullahu për T7.

“Kishte shenja në fytyrë sikur të kishte rrahje masive, në trup….”, shtoi ai.

Sipas tij, për vdekjen e vëllait dëgjuan versione si “infarkt e nga ndikimi i alkoolit…”, por ai thotë se “shihet qartë se është vrarë nga dora e shtetit, nga disa policë…Posedojmë video që vërehet duke bërtitë në frymën e fundit dhe e goditin në fytyrë dhe aty më nuk lëvizë”, tha Zejnullahu mes dhimbjes së madhe për vdekjen e të vëllait.

Deklarimi i plotë i Zejnullahut për T7:

 

Të ngajshme

Ekskluzive: Kanoset polici në Lipjan – Profili falso publikon foton e tij dhe bashkëshortes me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Baba i thojke ‘ki me u çu’ – Vëllai i Agon Zejnullahut rrëfen momentin kur morën vesh për vdekjen e tij

KushtrimGuraj