Telenews

Vdekja e të riut nga Lipjani: Çfarë dihet deri tani

Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e para të së hënës në Lipjan, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve zyrtare, Policia kishte reaguar rreth orës 00:15, pas një njoftimi se një person, i dyshuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte kalimtarë dhe automjete në rrugën “Haradin Bajrami”.

Njësitet policore e kanë vënë situatën nën kontroll dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente, por përkundër përpjekjeve, mjekët kanë konstatuar se i riu kishte ndërruar jetë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore dhe Prokurori për Krime të Rënda.  Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Agon Borovci, zëdhënës i rajonit të Prishtinës, për Klankosova.

Klankosova.tv solli dje edhe pamje ekskluzive që tregojnë momentet para ndalimit të tij, ku Agoni shihet duke dalë nga një veturë në shoqërinë e dy personave, dhe më pas i rrethuar nga policia.

Menjëherë pas ngjarjes, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë nisur hetimet me dyshimet për keqtrajtim apo tejkalim të kompetencave gjatë ndërhyrjes policore.

Të ngajshme

Kurti: Gjenocidi në Srebrenicë plagë e hapur e Evropës, e vërteta nuk duhet të harrohet

Valjeta Turkaj

Një grua rrah policët në Kaçanik

Valjeta Turkaj

15 vatra aktive zjarri në Kosovë, KFOR-i ndërhyn me helikopter në Skenderaj

Valjeta Turkaj