Telenews

Ekskluzive: Kanoset polici në Lipjan – Profili falso publikon foton e tij dhe bashkëshortes me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

Fillojnë kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve policorë në Lipjan nga profile të rreme në rrjete sociale, të cilat përdorin gjuhë fyese, denigruese dhe etiketime të rënda kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Burimet bëjnë me dije se një zyrtar policor nga Lipjani ka raportuar se është kërcënuar në Facebook nga një profil me emrin “Ha Wk”, ku janë shpërndarë publikisht fotografi të tij dhe bashkëshortes së tij, të shoqëruara me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police (organizatë terroriste)”.

Përveç kësaj, i njëjti profil ka publikuar edhe fotografi të zyrtarëve të tjerë të Stacionit Policor në Lipjan, me mbishkrime si “Kosovo Police terrorist group”, duke përhapur gjuhë urrejtjeje dhe kërcënimi që ka shkaktuar shqetësim dhe ndjenjë pasigurie te zyrtari dhe familja e tij.

, rasti është konsideruar i ndjeshëm dhe me rrezikshmëri të lartë, ndaj janë njoftuar menjëherë: Njësia e hetimeve rajonale, Prokurori për krime të rënda dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Të ngajshme

Hapet për qarkullim kufiri Hani i Elezit – Bllacë, ndërsa Terminali Doganor jo

Donat Hashani

Hykmete Bajrami kërkon që të kompenzohen bujqit të cilët pësuan nga zjarret

Donat Hashani

Gaza në buzë të katastrofës – foshnje të shumta në një inkubator

Donat Hashani