Telenews

Kosova me ngritje në ranglistën e FIFA-s, Shqipëria bie për dy pozita

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka publikuar ranglistën e re të ekipeve kombëtare për muajin korrik.

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar përparim në këtë renditje, duke u ngritur për dy pozita pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e qershorit.

Dardanët zhvilluan dy ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku mposhtën Armeninë me rezultat 5-2 dhe më pas Komoret me rezultat 4-2.

Si rezultat i këtyre fitoreve, Kosova është ngritur nga pozita e 97-të në atë të 95-të, që njëherazi përfaqëson renditjen më të lartë në historinë e saj që prej pranimit në FIFA dhe UEFA në vitin 2016.

Ndryshe nga Kosova, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie në renditje, duke humbur dy pozita.

Kuqezinjtë barazuan 0-0 me Serbinë dhe 1-1 me Letoninë në dy miqësore të luajtura në muajin qershor, rezultatet e të cilave ndikuan negativisht në pikët e grumbulluara.

Të ngajshme

Stadiumi ku luan një futbollist kosovar u përfshi nga zjarri

KushtrimGuraj

Marchisio: Nëse doni të bëheni lojtarë të nivelit më të lartë, shikoni Ronaldon, jo Messin

KushtrimGuraj

Burri i Haxhiut e akuzoi se i “përdori” lotët e nënës, Haradinaj: Propagandë me shkatërru gjithçka në kujtesë

KushtrimGuraj