Telenews

Trump “vesh” kostumin e Supermanit, e quan veten “Simbol i shpresës”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zgjedhur që premierën botërore të filmit të ri të James Gunn, “Superman”, ta kthejë në një mundësi për vetëlavdërim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump është paraqitur me imazhin e tij të montuar si Superman – duke e përshkruar veten si një “Simbol të Shpresës”, i cili, sipas tij, përfaqëson “të vërtetën, drejtësinë dhe mënyrën amerikane”.

Ky mesazh vjen në një kohë kur administrata e tij, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, është përballur me një sërë sfidash dhe kritikash, por vetë presidenti nuk ka hezituar të theksojë atë që e konsideron sukses të padiskutueshëm:

“Simbol i Shpresës. E Vërteta. Drejtësia. Mënyra Amerikane.”.

 

 

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 12 korrik

Erzana Fazliu

Ndotja e ajrit rrit rrezikun e tumoreve jo kancerogjene të trurit, zbulon studimi

Erzana Fazliu

Shtabet e Forcave të Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028

KushtrimGuraj