Telenews

Gyokeres ndërmerr një hap drastik për ta detyruar Sportingun ta shesë tek Arsenali

Viktor Gyokeres po intensifikon përpjekjet për të detyruar largimin nga Sporting Lisbona, duke ndërmarrë veprime drastike në mes të thashethemeve të forta të afatit kalimtar. 

Emri i tij është në qendër të zërave për transferim, me lidhje me klube të mëdha evropiane si Arsenal, Manchester United dhe Juventus. 

Megjithatë, duket se ‘Topçinjtë’ janë në epërsi në garë për transferimin e Gyokeres dhe thuhet se janë afër një marrëveshjeje. Ata po punojnë për ta sjellë atë dhe kanë përgatitur një kontratë pesëvjeçare. 

Diçka është e sigurt, Gyokeres dëshiron të largohet nga Sportingu dhe të kthehet në Ligën Premier, ku ka luajtur më parë me Brighton. 

Ai ka refuzuar edhe që të paraqitet në seancat stërvitore me klubin aktual. 

Sipas David Ornstein, sulmuesi ndjehet ‘i tradhtuar’ sepse presidenti i Sporting, Frederico Varandas, ka’shkelur marrëveshjen për ta lënë të lirë për 60 milionë euro plus 10 milionë bonuse’. 

Arsenali thuhet se e ka tejkaluar këtë ofertë, por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare për çmimin. 

 

Gyokeres kishte marrë një pushim të zgjatur nga Sporting gjatë negociatave të vazhdueshme për të ardhmen e tij. 

Megjithatë, ai mungoi në datën e përsëritur të rikthimit të caktuar për të premten, dhe i ka thënë Varandas se nuk do të luajë më për ta, sipas raportit. 

Sulmuesi shënoi 43 gola në 50 ndeshje në sezonin debutues te Sporting pas transferimit nga Coventry City, dhe shënoi 54 gola në 52 ndeshje sezonin e fundit.

Të ngajshme

Jashari e Milani të frustruar me sjelljet e Club Brugget

KushtrimGuraj

Yll Hoxha largohet nga Suhareka

KushtrimGuraj

Bayerni dërgon ofertë zyrtare për Luis Diaz

KushtrimGuraj